'33 vjeç, por sillet si fëmijë', Mario Balotelli hedh mjetin ndezës në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

'33 vjeç, por sillet si fëmijë', Mario Balotelli hedh mjetin ndezës në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Mario Balotelli

Ai është 33 vjeç dhe vitet më të çmendura janë lënë pas tij, por kjo nuk do të thotë që sulmuesi italian Mario Balotelli është qetësuar. Italiani është ende një i 'burgosur i karakterit të tij specifik', kjo është arsyeja pse ai nuk përfundoi me atë karrierë që shumëkush e parashikoi.

Ai ishte i suksesshëm, por ylli i tij u zbeh relativisht shpejt. Balotelli është vendosur në Turqi, ku luan me kilogramët e tepërt për Adana Demirspor. Sulmuesi iu bashkua klubit në shtator dhe shënoi pesë gola në nëntë ndeshje. Balotelli sjell jo vetëm cilësi dhe eksperiencë në dhomat e zhveshjes së klubit turk, por edhe çmendurinë e tij.

Balotelli ndezi një mjet të vogël piroteknik në dhomat e zhveshjes dhe e hodhi në të duke trembur shokët e skuadrës me shpërthimin e saj. Kjo nuk është hera e parë që Balotelli përdor mjete piroteknike, pasi këtë e ka bërë edhe në kulmin e karrierës së tij në Manchester City. '33 vjeç, por sillet si fëmijë', këto janë disa nga komentet në rrjetet sociale.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë