Balotelli dhe e dashura e tij me pushime në Maldive! Futbollisti drejt martesës

Balotelli dhe e dashura e tij me pushime në Maldive! Futbollisti drejt martesës

Mario Balotelli dhe Francesca Monti

Teksa të gjithë po ndiqnin Botërorin në Katar, Mario Balotelli dhe e dashura  e tij Francesca Monti po kalonin pushimet në Maldive. Sulmuesi i Sionit (ish Milan dhe Inter) ka postuar një foto me partneren e tij bukuroshe dhe po relaksohet duke pritur që kampionati zviceran të rifillojë në mesin e janarit 2023 pas pushimit për Botërorin e Futbollit që po zhvillohet në Katar .

Balotelli dhe e dashura e tij po kthehen nga ndalesa në Dubai para disa javësh me një udhëtim në shkretëtirë, më pas një ndalesë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

"Jeta përbëhet nga pengesa, e rëndësishme është t'i kapërcejmë së bashku dhe të bëhemi më të fortë dhe më të lidhur se më parë. Të dua përgjithmonë", ka shkruar Supermario si një romantik i shoqëruar me emoji-n e unazës me diamant”.

Dikush e kuptoi si një propozim për martesë . Por asnjë konfirmim nuk ka ardhur për momentin. E sigurt është se ndërkohë tani janë në parajsën e Maldiveve dhe Mario Balotelli , duke shoqëruar foton me Françeska Montin shkruan një "Të dua" shumë të ëmbël.

Francesca ka lindur në vitin 1998 , ajo është tetë vjet më e re se Mario. Dhe asgjë më shumë nuk dihet për vajzën pasi e mban tepër private jetën e saj.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona