Mario Balotelli po përgatitet për t’u rikthyer në fushë, pas pushimeve disa mujore. Sulmuesi italian është pa skuadër nga 1 korriku i këtij viti, pas largimit nga turqit e Adana Demirspor.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se 34-vjeçari do të vazhdojë karrierën në ligën e tretë spanjolle. Mediat iberike bëjnë me dije se Balotelli dhe klubi i Intercity janë në bisedime të avancuara, për transferimin e sulmuesit në Spanjë.
Gjithçka pritet të mbyllet në ditët e ardhshme, para se të vijë zyrtarizimi. Inter, Manchester City, Milan, Liverpool dhe kombëtarja italiane kanë qenë maja e tij në karrierë, por karakteri ka qenë pjesa më problematike e tij.