Mjeku Engjëll Bejtja i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku 31 vjeçarit shqiptar Saimir Sula, i hoqën zemrën në një spital në Spanjë.
Mjeku kirurg tha se në rastin më të vogël vdekja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia e mjekëve, pasi rastet e vdekshmërisë nga përdorimi i mbidozës së aliperidolit nuk ndodhin.
Më tej mjeku shtoi se Aloperidol është një trampolizant që përdoret në kriza, që manifestohen me agresivitet nga ana e pacientit dhe nëse ky ka përdorur më para Aloperdiol, është më pak e mundur që vdekja të ketë ndodhur nga kjo. Mjeku tha se zemra pasi hiqet nga organizmi e ka jetueshmërinë maksimale 30 minuta.
'Përveç faktit që është vdekje, është traumë e madhe bashkëshoqërimi me momente të paqarta të rrethanave në të cilat ka ndodhur kjo vdekje, të mungesës së informacionit dhe aq më tepër kur është konstatuar mungesa e një organi. Këtu ngrihen shumë dyshime nëse vdekja ka qenë e justifikuar dhe nëse jemi në kushte të kryerjes së një trafiku organesh, pasi teorikisht është e mundur, megjithëse realisht nuk e dimë.
Në Spanjë dhe në raste të tjera kanë ndodhur histori të ngjashme. Ndoshta për faktin se Spanja ka një legjislacion të veçantë në lidhje me dhurimin e organeve. Por ligji është për qytetarët spanjollë, e thashë këtë veçori, pasi kjo ka nxitur trafik ogranesh. Spanja ka një nivel të lartë, pasi është një nga vendet ku transplantimi i organeve është i suksesshëm. Midis organeve që përdoren për transplantin, zemra është më e kushtueshmja.
Dhe pse ligji e lejon, procedurat kryhet me miratim të familjarëve në radhë të parë të prindërve, edhe sikur motra të shprehej pozitivisht ato nuk kanë të drejtë. Duhen vetëm prindërit nëse ato janë gjallë, është një veprim që kryhet në transparencë të plotë. Këtu lindin dyshime pasi ka pika të dyshimta.
Aloperidoli është një trampolizant që përdoret në kriza, që manifestohen me agresivitet nga ana e pacientit. Nëse ky ka përdorur më para Aloperdiol, është më pak e mundur që vdekja të ketë ndodhur nga kjo.
Kur një pacient është në koma të thellë cerebrale, kur ndërgjegjia ka marrë fund, kur ajo është e dëmtuar, njeriu kthehet në qenie biologjike, ky është momenti kur mund të hiqen organet. Zemrat që të ketë kushtet, duhet hequr kur organizimi është i gjallë. Hiqen kur organizmi është gjallë. Për të kuptuar, zemra e ka jetueshmërinë maksimale në 30 minuta. Nëse nuk hiqet kur organizimi i gjallë deri në 30 minuta janë kushtet optimale. Mbas kësaj bie jetueshmëria e organit. Kur hiqet mbahet në kushte të përshtatshme.
Aloperidoli aty qendron gjithë kohës edhe pas vdekjes, nuk mund te eliminohet për derisa kohë mungon qarkullimi. Aloperdioli eliminohet me rrugë renale. Më e pakta është vdekje nga pakujdesia, të gjithë mjekët e dinë limitin e dozës që duhet përdorur aloperidolit. Në dijeninë time nuk di të ketë vdekur njeri nga Aloperidoli. Mungesa e transparencës shoqëruar me mungesën e organit e bën gjithë këtë ngjarje të dyshimte, duke rritur mundësinë për të trafikuar organet.'- tha mjeku.
Lajmi kryesor: