Ndoka: Bashën e informuan partnerët për 3.4 mln €, foli sepse ndryshe s'do ishin kapur

Kreu i PDK, Nard Ndoka zbulon në “45 minuta” në Report Tv se Lulzim Bashën e informuan partnerët ndërkombëtarë për automjetin “Toyota Yaris” të ngarkuar me 3.4 mln euro, i cili pritej të mbërrinte në Portin e Durrësit. 

Ai thekson se nëse Basha nuk do kishte folur në Kuvend, shuma e konsiderueshme e eurove të trafikut do kishte filtruar në Shqipëri.  Ndoka flet edhe për dy dërgesa të tjera parash të cilat kanë hyrë në tregun shqiptar, ndërsa policia nuk ka mundur t’i bllokojë për shkak të ndërhyrjes së politikës. 

Nuk është shumë e rëndësishme se cila është rruga e informimit. Mesa informacione unë kam, janë partnerët ata të cilët kanë informuar. Ka pasur një shqetësim, se policia e shtetit bashkëpunon me grupet kriminale apo dhe se politika është e lidhur deri në kupolën e saj. Ka pasur edhe raste të tjera kur policia ka qenë në dijeni dhe i ka lejuar të futeshin.

Ky operacion po ndiqej edhe nga partnerët e huaj, të cilët po shoqëronin automjetin dhe i kishin bërë të ditur palës shqiptare të ditur nëpërmjet informacionit zyrtar, por duke qenë një rast i përsëritur, pasi herën e parë kishin dështuar, ata kishin qenë më të fortë se drejtuesit e policisë, herë e dytë për të frenuar dështimin, u dha edhe një informacion më i plotë.

Ka informacione që ka ndodhur edhe një apo dy herë të tjera futja e parave, policia ka qenë e informuar dhe nuk ka ndërhyrë. Kjo ka detyruar partnerët ndërkombëtarë që t’i japin informacion opozitës. 

Nard Ndoka, kryetar i PDK

I pyetur për akuzat e Bashës ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, Ndoka tha se nuk ka informacione nëse kreu demokrat ka prova për to, por sipas tij mund të jetë edhe një reagim emocional i Lulzim Bashës. 

Nuk e di, nuk kam informacion të tillë për akuzën e drejtpërdrejtë ndaj Ballës. Nuk e di a ishte emocionale, e momenti, apo një informacion i qartë i z.Basha edhe me emër. Këtë do t’ia lëmë kohës. S’kam pasur kontakte ditët e fundit me z.Basha. Edhe z.Berisha tha në parlament për një avion në Divjakë me drogë dhe të gjithë qeshëm, por doli se ishte e vërtetë pastaj. 

Nard Ndoka kryetar i PDK

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 27/06/2018 05:26

    shko more fare e keqe ke partnere ka basha ruset apo serbet hyyy

    Përgjigju
  • Erini: 26/06/2018 23:04

    O nardo sa I trashe qe je ore PSE NUK INSISTONI QE TAULANT BALLA TI NENSHTROHET VETTINGUT OSE TE JAPE DORHEQJE SI KRIMINEL PASTRUES PARASHE

    Përgjigju
  • eri: 26/06/2018 22:40

    informacioni I dhene nga nderkombetaret eshte nderkombetar

    Përgjigju
  • Demokrati: 26/06/2018 20:34

    O malok i trashe ke tere jeten ne politike dhe nuk u bere dot politikan por gazi i botes Gjithemone ashtu thote dhe saliu dhe lulushi qe partnerete kane lajmeruar por kaqe te trashe jeni se nga here u del nganje babaale .Mbytuni ne lume te drinit se maloke jeni dhe ate keni me afer.O Nard maloku mbete tere jeten kerric nuk u bere dot gomar.

    Përgjigju
  • Arbëri: 26/06/2018 19:05

    O Nardo ja u ... ti tërë policis së shtetit

    Përgjigju
  • Nardo: 26/06/2018 19:02

    O krric gomari partneret nuk meren as me opoziten dhe as me poziten por me sherbimet partnere Ato qe thua jane te gjitha brockulla mesohuni te genjeni

    Përgjigju
  • Qoqja: 26/06/2018 18:58

    Doli dhe kiu fiu i politikes Shqiptare dhe ndigjojeni mentarin e shekullit qe thot qe foli se ndryshe sdo ishin kapur .O te pjerdhsha mu ne llogjike .po instanca shteti o KIU FIU JONE jo badihava .Mentari i atdheut tim o Pal Vata shekullit .o sahan lepires i shekullit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës