3.4 mln euro në “Toyota Yaris”, burime nga grupi hetimor: SHISH i tregoi Bashës për operacionin

Një burim pranë grupit hetimor tha për Report Tv se operacioni për sekuestrimin e 3.4 milionë euro në automjetet e mbërritura nga Gjermania në Portin e Durrësit, është dekonspiruar nga një punonjësi i SHISH i cili ka vënë në dijeni kryetarin e PD, Lulzim Basha

Pas këtij informacioni të marrë nga agjenti, Basha foli në parlament dhe akuzoi Taulant Ballën se kishte porositur ai automjetin bashkë me sasinë e parave nga Gjermania. 

SHISH i tregoi Lulzim Bashës për operacionin. Ka qenë një agjent i SHISH i cili i ka kaluar informacionin kryetarit të PD, Lulzim Basha”, ka thënë i njëjti burim për Report Tv. 

Pas marrjes deklaratës së Bashës në Kuvend, dy porositësit e automjeteve, Alfred dhe Elvis Vladi u larguan. Basha dhe punonjësi i SHISH mund të vihen nën hetim për dekonspirimin e operacionit. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arti: 25/06/2018 20:28

    Ky zoteria qe nxjerr informacion sekret e di qe kjo gje denohet me ligj???O Prokuroria ku jeni????

    Përgjigju
  • Qinami: 25/06/2018 19:58

    Po kushedi sa informacione ka cuar ne polici ky shikasi dhe nuk ia ka pjer..ur kush, ndaj ia ka cuar Bashes dhe ja rezultati. Bravo Basha,nxirru bojen pjell.es se komunizmit!

    Përgjigju
    • lexuesi: 25/06/2018 22:44

      O emri i bukur, pasi Basha bëri atë që bëri, asnjë gjë nuk do merret vesh dhe do vazhdojë si më parë...

  • Tini: 25/06/2018 17:10

    Shish ka qene nje organet lighzbatuese ,qe furnizonte katunarin digjital me informacione sekrete ne kohen e Visho Ajazit dhe perseri vazhdon kjo menyre veprimi . Kryeprokurorja te nis hetimet dhe punonjesi u shikut qe dekonspiroj iperacionin e Policise te shkoje per ndjekje penale

    Përgjigju
    • lenci: 25/06/2018 20:30

      pse kjo ka rendesi qe doli informacioni apo qe ne makina kishte euro

    • Dritani: 25/06/2018 19:24

      Ne rast se ka informuar punonjesi i SHISH duhet verifikohet sa me pare personi qe ka kryer kete veprim sepse kjo eshte turp e faqja e zeze. Eshte turp te kesh persona te tille ne struktura te sigurise.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë