3.4 mln € në 'Toyota Auris'/ Basha mungoi, shtyhet seanca për përballjen e radhës me Ballën

TIRANË- Gjykata Penale ka shtyrë për në datën 6 nëntor përballjen e radhës gjyqësore mes Bashës dhe Ballës, pas mungesës së kryedemokratit në seancën e sotme.

Kjo është seanca e tretë që zhvillohet mes kreut të PD-së Basha, i cili nuk është paraqitur asnjëherë deri më tani duke u përfaqësuar nga avokatët e tij, Gazment Bardhi e Ivi Kaso, dhe deputetit të PS-së, Taulant Balla që ka qënë gjithmonë i pranishëm i shoqëruar nga avokati Gentjan Rumano.

Jashtë gjykatës, Balla u shpreh se deklaratat e Bashës i bëjnë dëm politikës shqiptare dhe PD-së në përgjithësi.

Zhytja e PD-së këto deklarata i bëjnë dëm politikës dhe PD-së në tërësi. Ndoshta iu duket pa kuptim që më vjen keq por është e vërtetë, Fondi i Edukimit ka burime të garantuara tashmë. Unë e kam pikasur kopshtin e parë që do të ndërtohet me fondet që do të paguajë shpifsi Lulzim Basha. Kam identifikuar edhe një shkollë por ajo është për një shpifës tjetër. Ndoshta iu duket pa kuptim që sot mua më vjen keq për PD-në, po realisht më vjen keq që të shoh sot se ku është katandisur Partia Demokratike. Më vjen keq që sot në krye të PD është një njeri që çohet në orën 11:00, bën një deklaratë në 11:30-12:00, flet përçart. Në përfundim të këtij procesi është i nevojshëm edhe një ekzaminim i shëndetit mendor të kryetarit të Partisë Demokratike.

Taulant Balla, deputet i PS-së

3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete "Toyota Auris" në Portin e Durrësit, për të cilën Basha akuzoi Ballën se ishte i përfshirë, akuza të cilat socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur edhe një padi ndaj tij. 

Padia e dytë për të cilën akuzohet Basha është ajo për dekonspirimin e operacionit të policisë pasi ai tha në parlament se drejt Shqipërisë ishte nisur një shumë e madhe parash brenda një automjeti "Toyota Yaris" ngjyrë e kuqe. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit.

Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU