Real Madrid fitoi të mërkurën 2-1 kundër Bayern Munich dhe me rezultatin e përgjithshëm 4-3 kaloi në finalen e Champions League falë një fundi dramatik në "Bernabeu", me dopietën e Joselu.

Në moshën 34 vjeç e 42 ditë, sulmuesi Joselu mbrëmë u bë lojtari më i vjetër që ka hyrë si zëvendësues në fushë dhe ka shënuar dy herë në një ndeshje në fazën me eliminim direkt në Champions League.

Dy golat e tij përmbysën Bayern Munich dhe dërguan "Los Blancos" në finalen e 'Wembley' kundër Dortmundit më 1 qershor. Nga minuta e 81 kur u fut në fushë, Joselu meritoi notën 8,5. "Si në ëndërr, ai është njeriu që sjell fatit me vete. Vjen në fushë dhjetë minuta nga fundi dhe e përmbys atë me një dygolësh nga zona e portierit", vlerësojnë mediet 34-vjeçarin.