Ministria e Kulturës, ndër 500 aplikime ka përzgjedhur 185 projekte fituese për këtë vit. Fondi i dedikuar prej 340 milionë lekësh, është më i madhi i 6 viteve të fundit. Por, përbri listës së fituesve, ku vetëm 38.9 përqind janë individë, e pjesa tjetër i takon Organizatave Jofitimprurëse, dhe nuk saktësohet se sa është buxheti që i dedikohet secilit projekt. Por a duhet t’i bëhen publikut transparente në faqet e webit të Ministrisë së Kulturës detajet e procesit të përzgjedhjes, përfshirë kolegjiumin që ka bërë vlerësimin?
“Procesi ka qenë më se transparent. Për sa kohë kemi pasur 500 aplikime, është një punë kolosale ajo e identifikimit të çdo elementi” thotë ministrja Margariti.
Nga Ministria e Kulturës, ka udhëhequr vlerësimet e projekt propozimeve Drejtori i Projekteve Arjan Avrazi. Tirana kryeson me 89 projekte fituese, duke krijuar një hendek të konsiderueshëm me qytetet e tjera. Qarku i Gjirokastrës ka fituar 33 projekte e Shkodra, 28. Por, sa është kujdesur kolegjiumi i Ministrisë të shmangë konfliktin e interesit, pra ndarjen e projekteve edhe ndër punonjës të këtij institucioni a të afërm të tyre?
“Është shumë e vështirë që të ndash në Shqipërinë tonë të vogël pjesën e afërsisë, por patjetër që kolegjiumi është kujdesur që të mos përfitojnë projekte të afërmit e tyre”, shprehet më tej ministrja e Kulturës.
Ndarja mes OJF-ve dhe individëve, shtron dyshimin nëse i njëjti person mund të figurojë në më shumë se një projekt.
“Një individ nuk mund të shfaqet në disa projekte”, siguron Margariti, ndonëse ndër emrat fitues të këtij viti gjejmë ngjashmëri me ata që morën projekte në vitin 2021.
Projektet e digjitalizimit mbizotërojnë në listë fituese, duke u pasuar nga Trashëgimia Kulturore. Ndërsa Teatri zë vetëm 2,7 për qind.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota
2 Maj, 12:46
-
Shembet shtëpia 300 vjeçare e Zekajve, një monument më pak në Lezhë! Zefi: Ministria e Kulturës nuk dha fonde për restaurim
13 Shkurt, 16:40
-
‘Butrinti’/ Zhupa: Nëse nuk zgjidhet nga 'Kushtetuesja’, e çojmë në SPAK! Shteti, i nënpërfaqësuar në bordin e menaxhimit të koncesionit
7 Shkurt, 12:52
-
Ministria e Kulturës u shkri në një me Inovacionin dhe Ekonominë, reagon Margariti: Krenare për gjithë sa bëmë e që do të vijohet
16 Janar, 16:22
-
E paprecedentë/ Rithemelimi pengon fjalimin e Begajt! Sesionin e ri e nisin me zakonin e vjetër! PS voton ministrat e rinj! Ambasadorët vëzhgojnë
15 Janar, 07:45
-
Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, ikën Margariti! Blendi Gonxhja ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Ervin Mete mbetet te 'Financat'
12 Janar, 15:14
-
Ndryshimet në qeveri, Zhupa në Report Tv: U shkri Ministria e Kulturës të jepet me koncesion trashëgimia
9 Janar, 14:31
-
Rama ndryshon strukturën e qeverisë, bashkon ‘Kulturën’ me ‘Ekonominë' dhe 'Inovacionin' në një ministri! Emëron në krye Blendi Gonxhen! Largohet Margariti
8 Janar, 15:20
-
Pensioni i posaçëm/Nga Irini Qirjako te Elida Janushi, 9 artistët që propozoi Ministria në 2023-shin dhe nuk e përfituan! Duni, Kushta e Makri, 3 dosjet që do të dorëzohen!
8 Janar, 13:41
-
Kërkohet një kryetar për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë! 10 vjet punë në art e kulturë, nga kriteret e domosdoshme
5 Janar, 20:50
-
Vendimi/ Ndryshimet për Ligjin e Librit! Promovim dhe jashtë territorit, lehtësira për personat me aftësi ndryshe! Qendra e Librit rrit ndikimin, Biblioteka nga 5 mban 3 kopje të botimeve
29 Dhjetor 2023, 22:41
-
U shpall Kryevlerë Kombëtare/ Historia e valles devollite, pasurisë së çmuar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
28 Dhjetor 2023, 16:57