346 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 5,982 raste aktive me COVID! 10 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

346 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 5,982 raste aktive me COVID! 10 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 346 raste të reja me koronavirus nga 2,317 testime të kryera. Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.

Më konkretisht bëhet fjalë për dy qytetarë  nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 79 vjeç nga Korça dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të infektimeve dhe viktimave.

Sakaq, 566 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve, duke e  çuar numrin e të shëruarve në 193,533 që nga fillimi i epidemisë. Në të gjithë vendin mësohet se janë 5,982 pacientë aktivë me COVID.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen kundër COVID, njofton se në spitale po marrin trajtim mjekësor 156 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Tirana vijon të kryesojë sa i përket numrit të infektimeve, ndërsa pasohet nga Fieri, Durrësi, Korça dhe Elbasani.

Rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 146 në Tiranë, 27 në Fier,  16 në Durrës, 15 në Korcë, Elbasan, 14 në Lushnje, 11 në Sarandë, 9 në Kamëz, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, 6 në Krujë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Rroskovec, 3 në Shijak, Përmet, Tepelenë, 2 në Kukës, Kurbin, Vorë, Kavajë, Skapar, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Memaliaj, Maliq.

Statistika (08 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore          346
Të shëruar në 24 orë       566
Të shtruar në spitale       156
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 2,317 

Testime totale              1,411,627
Raste pozitive                202,641
Raste të shëruara          193,533
Raste Aktive                      5,982
Humbje jete                      3,126

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           2993
Fier                 637
Gjirokastër     528
Shkodër          424
Durrës             348
Berat               269
Elbasan           254
Vlorë                208
Lezhë               149
Korçë               98
Kukës               45
Dibër                37

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, çështja e bllokimit të aksioneve do gjykohet në themel

Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, çështja e bllokimit të aksioneve do gjykohet në themel