34-vite ‘Rilindje Demokratike’, Basha: Liria e medias rrezikohet nga mungesa e sigurisë për gazetarët, presionet politike dhe ekonomike

34-vite ‘Rilindje Demokratike’, Basha: Liria e medias rrezikohet nga mungesa e sigurisë për gazetarët, presionet politike dhe ekonomike

Kryetari i demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha

Në 34-vjetorin e krijimit të gazetës “Rilindja Demokratike”, kryetari i demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, vlerësoi guximin e gazetarëve dhe intelektualëve që sollën fjalën e lirë në Shqipëri, duke hapur një epokë të re për demokracinë dhe shtypin e pavarur.

Në postimin e tij, Basha shpreh shqetësimin për sfidat e lirisë së medias në vend, kërcënimet ndaj gazetarëve, autocensurën dhe mungesën e transparencës nga institucionet.

‘5 Janari shënon 34 vjet nga dita kur “Rilindja Demokratike” solli për herë të parë fjalën e lirë në Shqipëri, duke hapur një kapitull të ri për demokracinë dhe shtypin e pavarur. Guximi i gazetarëve dhe intelektualëve të asaj kohe mbetet një frymëzim për të gjithë ata që edhe sot besojnë se media e lirë është shtylla e një shoqërie demokratike.

Ndërkohë, liria dhe pluralizmi i medias në vendin tonë rrezikohet: nga mungesa e sigurisë për gazetarët, kërcënimet e pavarësisë editoriale, presionet politike dhe ekonomike, autocensura, deri te mbyllja e dyerve për transparencë nga institucionet. Por, pa një shtyp të pavarur, nuk mund të ketë demokraci funksionale as zhvillim të qëndrueshëm.

Në këtë 34 vjetor të Rilindjes Demokratike, u shpreh respektin dhe mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre që kanë kontribuar ndër vite për ta bërë këtë media një tribunë të fjalës së lirë, por edhe gjithë gazetarëve dhe redaksive që vazhdojnë të qëndrojnë në llogore të informimit të pavarur, në shërbim të interesit publik.

Le të jetë kjo ditë një kujtesë e rëndësishme për domosdoshmërinë e mediave të pavarura në mbrojtjen e së vërtetës, interesit publik dhe të ardhmes demokratike të Shqipërisë’, shkruan ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik