Materniteti i vjetër në Tiranë qe streha e parë e saj ku dhe u dëgjuan të qarat e para të një vajze të porsalindur, fati i së cilës kishte parashikuar një ta ardhme tjetër nga ajo që meriton një foshnje që lind të rritet në një familje me prindër që e duan.
Ajo ishte 6 muajshe kur pasi braktiset për rrethana të panjohura për të, ajo u birësua nga një tjetër familje, e cila jetonte në Kamëz, nga çifti Fatmira dhe Kadri Begaj me dëshirën për të pasur fëmijë zgjodhën Mimozën si vajzën së cilës do t'i ofronin të gjithë ngrohtësinë prindërore të munguar që nga lindja e saj. Mimoza merr mbiemrin Begaj dhe po rritej si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë, pa ditur historinë e jetës së saj. Ajo jetonte në një familje me nënën dhe babanë të cilët i njihte si prindërit biologjik, deri në momentin kur në moshën 13 vjeçare, mëson të vërtetën.
Ishin disa dokumente që i ranë në duar krejt rastësisht ajo që zbuloi këtë sekret që prindërit birësues e kishin ruajtur nga frika se mos do ta kumbisnin Mimozën. Ishte ky moment kur Mimoza e mbajti për vete peshën e kësaj të vërtete dhe kurrë nuk ua tha prindërve birësues. Ata ende nuk e dinin se vajza e vetme e tyre kishte zbuluar gjithçka. Kaluan vite dhe Mimoza u martua. Sot ka ndërtuar jetën e saj. Ka një djalë dhe jeton në Shijak. Kur ajo u bë vetë nënë prindërit birësues vendosën t'i tregonin të vërtetën, që në fakt ajo e kishte mësuar kohë më parë. Ishte nëna e saj e cila i tregoi bashkëshortit të Mimozës.
Detaje të cilat 34 vjeçarja kërkon t'i ndajë edhe me publikun, në kërkim të nënës dhe babait biologjik për të cilët di edhe emrat, por nuk di arsyen pse u braktis prej tyre kur ishte ende një foshnjë.