Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet objektivi kryesor i Partisë Socialiste dhe i qeverisë gjatë këtij mandati. Kështu u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë aktivitetit të organizuar në Librazhd me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste.
Në fjalën e tij, Balla tha se socialistët kanë një kontratë të qartë me qytetarët që i besuan me votë dhe se ky angazhim do të përmbushet deri në realizimin e synimit për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Dua ta them shumë qartë që kontrata e Partisë Socialiste, kontrata e Edi Ramës, është me 856.177 shqiptarë. Dhe kontrata nuk ndërpritet; kontrata do të shkojë deri në fund, kur ta shohim Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian brenda këtij mandati të Partisë Socialiste”, u shpreh Balla.
Sipas tij, mbështetja e marrë në zgjedhjet e fundit përbën një përgjegjësi të madhe për vijimin e reformave dhe për avancimin e procesit të integrimit europian.
Aktiviteti në Librazhd u zhvillua në kuadër të festimeve për 35-vjetorin e Partisë Socialiste dhe mblodhi drejtues, anëtarë dhe mbështetës të kësaj force politike.
Komente











Qenke plak e Ballë. Shikoni ndryshoni kurs se shqiptarët po u rrëzojnë
Përgjigju