356 të infektuar me COVID dhe 15 të vdekur në Maqedoninë e Veriut! Italia shënon mbi 14 000 raste të reja

356 të infektuar me COVID dhe 15 të vdekur në Maqedoninë e Veriut! Italia shënon mbi 14 000 raste të reja

Foto ilustruese

356 raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Kurse 15 pacientë kanë humbur jetën. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 587 persona.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë prekur nga koronavirusi 89 817 persona dhe prej tyre 75 387 persona janë shëruar, ndërsa 2 754 kanë ndërruar jetë.

Ndërsa Italia ka shënuar 521 viktima dhe mbi 14 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Numri total i vikitmave që nga fillimi i pandemisë në Itali ka shkuar 20, 519 viktima.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 14, 078 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID.

Aktualisht në Itali janë pozitivë 516,568 raste. Sërish Lombardia vijon të mbetet rajoni me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus, ndjekur nga Emilia dhe Romagna me 1,320, Lazio me 1.303, Puglia me 1,275 , Siçilia me 1,230 dhe Campania 1,215 raste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare