Ekspertët e guzhinës kanë bërë të mundur që nëpërmjet disa përbërësve të thjeshtë të gatuhen 36 lloje të ndryshme gatimesh.

Në këto ingredidentë futen, erëza, erëza jeshile, vajra, fruta dhe pije alkoolike.

Franca përshembull kombinon verën me hudhrën ndërsa për italianët domatja dhe vaji janë kombinimi më i dashur.

Për Europën dhe Afrikën hudhra zë një vend të veçantë në gatim, ndërsa për vendet mesdhetare portokalli është shumë i dashur.

infogram

Për guzhinën Greke limoni është shija bazë, ndërsa vendet e tjera që nuk kanë një preferencë ushqimore i përziejnë erëzat dhe i kombinojnë.

Por shumica e ingredidentit bazë sipas kombit varet edhe nga lloji i bimës që rritet në vend.

Përshembull në Hawai baza është arra ose frutat e thata të tjera.

Ekspertët e guzhinës kanë organizuar ushqimet me bazë tre ingredidentë sipas vendeve në një tabelë të quajtur Infogram.

Çdo shtet ka vetëm tre lloje të ndryshme ingredidentësh dhe janë gjithsej 36 receta përktëse për vendet e studiuara.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)