Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë dy persona për veprat penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ”Kalimit të paligjshëm të kufirit".
Në prangat e policisë kanë rënë Lorjan Grembi, 28 vjeç si dhe Laert Grembi, 33 vjeç, të dy banues në Patos, Fier.
Arrestimi i tyre u bë pasi në datë 18.11.2016, rreth orës 23:30, nga shërbimet e policisë kufitare, në vendin e quajtur "Argjinatura e lumit Drino" u bë e mundur kapja e 26 shtetasve të huaj dhe dy shtetasve shqiptarë.
Shtetasit e arrestuar kryenin funksionin e udhërrëfyesit, kundrejt shpërblimit 1000 Euro për person.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndjekje të mëtejshme ligjore.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com