Sipas Kolonel Pashajt, 12 milje shtrirje detare është një e drejtë ndërkombëtare e çdo shtetit, por ajo që duhet sqaruar është fakti se nga ku bëhet llogaritja, “Dhe kontinental” apo nga ishujt shkëmborë në hartën e Greqisë. Sipas tij, ende nuk ka një marrëveshje teknike për përcaktim kufijsh, por vetëm negociata diplomatike.
“S’ka Marrëveshje, askund. Ka vetëm Diplomaci dhe instrumente të saj. Ka përçapje që të sillet në tavolinën diplomatike diskutimi i rinisjes së negociatave. Por, ama nuk ka ende Negociata të drejtpërdrejta teknike ( siç e kuptoj unë) Janë përafrime reale, paqësore dhe racionale për të ritrajtuar një Marrëveshje, e cila e ka rrënjën në fajin e shtetit shqiptar të kohës së Berishës, që jo vetëm fali detin e Shqiptarëve por përkeqësoi marrëdhëniet me Greqinë”, shkruan koloneli.
Por çfarë është shtrirja 12 milje që u përmend nga Kotzias. Koloneli sqaron me detaje të gjithë parashikimet e konventave ndërkombëtare për shtrirjen e detare të çdo vendi.
“Është e papranueshme ta sjellësh për shqiptarë dhe grekë këtë deklaratë diplomatike për një çështje kaq të ndijshme se sa kjo ndarje detare aq shumë të debatuar, pa I bërë sqarimet e duhura. Ka 36 vjet që në UNCLOS ( Konventa e Montego Bay) është vendosur e drejta Detare e 12 milje detare ( 22,22 km shtrirje ) për shtetet, sikundër edhe për Shqipërinë dhe Greqinë. Si mund të “ bisedohet” në këto trajtesa diplomatike për një të Drejtë kaq të njohur të të dy shteteve të cilën nuk e vendosin ata?. Nga shumë shqiptarë kjo është kuptuar sikur “Greqia do të marrë 22, 22 km det në hapësirën detare !! Ja seç bëhet! Ky standart është ai i Detit Territorial të secilit shtet. Duke filluar nga përmbyllja gjeometrike detare: Othoni-Vijat e Bardha ku përvijon Kanali i Korfuzit i gjithë Deti midis nesh është (Det Territorial) të dy shtetet nuk tejkalojnë 24 milje detare. Otranto dhe Ngushtesa e saj ku ndodhet dhe pika “treshe” ka një hapësirë detare ku tejkalohet Deti Territorial 12 milje, ku del në pah, Hapësira Ekonomike Ekskluzive dhe Shelfi Kontinetal”, shton më tej Pashaj.
Por sipas kolonelit problemi në këtë rast qëndron se Greqia ka një hartë të copëtuar ishujsh, të cilët nuk mund të merren si referencë për të bërë matjen 12 milje.
“Këto standarde janë të pranishme në Ngushticën e Otrantos midis tre shteteve Itali, Greqi dhe Shqipëri, për të cilën del një problem shumë pikant, mbasi të tre këto shtete edhe pse standartet e Ligjit Ndërkombëtar ekzistojnë nuk kanë të njëjta rrethana Gjeografike, mbasi Greqia përbën në këtë gjeohapësirë një Arkipelag ishujsh që s’mund të jenë të njëvlershëm me Hapësirën e Dheut Kontinental të Shqipërisë. Kjo është “thembra e Akilit” e diskutimit jo vet pse Shqipëria ka humbur aq shumë Det nga Marrëveshja e parë ( që tani nuk ekziston). Pra besoj se në këto shqyrtime përgatitore është folur për parime dhe standarte, por s’është përgatitur asnjë dokument i shkruar dhe pranuar. Duke besuar edhe Ditmir Bushatin Ministrin e Çështjeve Europiane dhe Kotzias se kanë rënë dakord për standarte ndërkombëtare detare si një parapërgatitje, por jo Pakt!”, sqaron koloneli.
Sipas Kolonelit Myslym Pashaj, me aq sa janë deklaruar nga dy ministrat dhe informacioneve të shpërndara në media, rezulton se Shqipëria sot është në kushte më pak të dizfavorshme se sa nga marrëveshja që u nënshkrua nga Berisha e Basha.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

VIDEO








