TIRANË - Flamuri kuq e zi është simbol i ditës së Pavarsisë të cilën Shqipëria e kremton për të 103-in vit. Por ndryshe nga radhët e tjera, këtë përvjetor shqiptarët kanë dalë të festojnë në sheshet qendrore të qyteteve, e konkretisht në Vlorë, me flamurin e "Ballist Morinës". Bëhet fjalë për flamurin me hartën e Shqipërisë së madhe ku shkruhet "Autochthonous" (autoktonë) e ku përkrah hartës së Shqipërisë etnike gjenden Ismail Qemali dhe Isa Boletini dy heronjtë e kombit shqiptar që ngritën flamurin e pavarësisë 28 nëntorin e 1912-ës në Vlorë.
 
Kjo foto vjen nga ceremonia zyrtare që u mbajt në Vlorë për Ditën e Flamurit, ku të pranishëm ishin presidenti Nishani, kryeministri Rama, nënkryetarja e Kuvendit Leskaj (pasi kryeparlamentari ndodhet në vizitë zyrtare jashtë vendit) ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.

autokton vlore

Flamuri "Autochthonous" u ngrit per here te pare me dron nga Ismail Morina ne stadiumin "Partizani" te Beogradit kur luhej ndeshja Serbi-Shqiperi ne tetor ne 2014-es.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)