Ky i fundit mendohet se është një nga personat që ka paketuar lëndën narkotike, ndërkohë rezulton të jetë vëllai i Kleviolit, nga njerka e tij. Momentalisht të dy rezultojnë të shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kërkime janë kryer në disa banesa, por pa sjellë rezultat. Për ngjarjen e kapjes së avionit në plazhin e Divjakës, aktualisht janë arrestuar shtetasit Saimir Bajrami, piloti italian Giorgio Riformato, Kleviol Ahmeti dhe Aurel Pupa.
(Në foto: Marenglen Ymeraj, Ish-efektivi i policisë që u përfshi në trafikun e drogës me avion në Divjakë)
Ish-oficeri i Antidrogës dha dorëheqjen në 2012, e transferuan nga Saranda në Dibër
A1 REPORT dhe Shqiptarja.com mësojnë se Marenglen Ymeraj ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga Policia e Shtetit me kërkesën e tij rreth një vit e gjysmë më parë (2012). Dorëheqja e tij erdhi pasi Ymerajn e trasnferuan nga specialist të Antidrogës pranë Komisariati t të Policisë së Sarandës në Drejtorinë e Policisë Dibër, çka nuk u pranua prej tij. Detyra e tij e fundit ka qenë pikërisht në qytetin e Sarandëst, para funksioneve të tjera që ka pasur në Policinë e Shtetit. Ish-efektivi Marenglen Ymeraj është i martuar prej 3 vjetësh dhe është me origjinë nga Ballshi.