Debatet e ashpra lidhur me ndërtimet në Butrinit mes Albana Vokshit dhe Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, kanë shoqëruar punën e komisionit të Medias dhe Edukimit që u mbajt pasditen e kësaj të mërkure.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, hodhi akuza se Ministria e Kulturës nuk është treguar transparente me UNESCO-n. Ndërkohë Ministrja Kumbaro mohoi akuzat, teksa akuzoi kryetaren e Komisionit se nuk e lejon të sqarojë si qëndron e vërteta për këtë çështje.
Debatet te Komisioni i Medias:
Albana Vokshi: Janë një, dy, tre, katër gjëra që i keni shkelur. UNESCO ju tha ndërpritini punimet në mënyrë urgjente.
Mirela Kumbaro: Jo, nuk tha ashtu, nuk është e vërtetë.
Albana Vokshi: Ju tha të ndërprisni punimet sepse nuk i kishit dërguar asnjë projekt. Unë kam datat, kam korrespondencën, është shumë e lehtë të verifikohet.
/Shqiptarja.com

Mirela Kumbaro: Unë s'e kam problem t'i hap dhe njëherë ato dosje e t'i lexoj këtu.
Albana Vokshi: A ju ka kërkuar UNESCO ndërprisni punimet, derisa projekti të shikohet nga institucionet përkatëse të UNESCO-s?
Mirela Kumbaro: E përsëris, nuk është e vërtetë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO