Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për skandalin e byzylykëve për mbikëqyrjen elektronike të të dënuarve, por kundër këtij vendimi ka dalë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila ka ankimuar në Gjykatën e Tiranës këtë vendim. Ish-ministri teknik Gazmend Bardhi denoncoi në muajin maj zhdukjen e rreth 300 copë byzylykë me një vlerë prej 2 milionë euro. Pas bërjes publik të skandalit, një pjesë e tyre u kthyen nga kompania që kishte fituar tenderin, por disa prej byzylykëve ishin jashtë funksionit.
Pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën të ditur se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar vijimin hetimeve sipas kallëzimit të bërë nga ish-ministri teknik. Mësohet se Gjonaj ka kërkuar zbardhjen e përgjegjësve të skandalit.
Ndërkohë, nga ana tjetër, njësia e shërbimit të provës në Ministrinë e Drejtësisë, përmes një emaili shpërndarë gjyqtarëve, kërkon që të mos jepen më vendime gjyqësore për mbikëqyrje elektronike, pavarësisht se ligji në fuqi parashikon dhënien e këtij vendimi. Sipas shërbimit të provës, sistemi i mbikëqyrjes elektronike është duke u testuar dhe përkohësisht është i paaplikueshëm te të dënuarit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com