'Champions Cup', Milan mposht
Bayern Munchen me penallti

'Champions Cup', Milan mposht<br />Bayern Munchen me penallti
Ekipi i Milanit ka arritur të fitojë ndaj Bayern Munchen në kuadër të International Champions Cup që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

90 minutat e kohës së rregullt përfunduan 3:3, por ishin penalltitë ato që i dhanë fitoren kuqezinjve të ekipit të Milanit.

Milani kaloi në epërsi e para nepërmjet Niang, në minutën e 23, por gëzimi i zgjati vetëm 6 minuta, deri kur Ribery e barazoi rezultatin në 1 – 1, në minuten e 29.

David Alaba, 10 minuta më vonë e kaloi Bayernin në epërsi 2 – 1 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.

Pjesa e dytë fillon mirë për Milanin. Së pari Bertolacci ndëshkon Bayernin në minuten e 49′ të ndeshjes dhe pastaj Juraj Kucka në të 61-ten.

Në minutën e 90′ Ribery barazon rezultatin nga pika e bardhë në 3-3 dhe skuadrat shkojnë në penallti, ku italianët tregohen më të vëmendshëm.

Tek gjuajtjet e penalltive ishin kuqezinjtë e drejtuar nga Montella që u treguan më të saktë duke fituar 5-3.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur