Me 78 vota për 2 abstenime dhe një kundër është shtyrë seanca e Kuvendit të Kosovës, me propozim te grupit parlamentar te partise me te madhe te koalicionit qeverises. PDK. Kryeparkamentari Kadri Vesleli nuk dha një datë se kur do të ketë seancë të re.
Ky është hapi i parë i Kosovës drejt dështimit për të votuar Gjykatën Speciale. Nuk dihet se kur do të mbahet seanca e radhës dhe as kur do të hapet mundësia për t’u themeluar kjo Gjykatë në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.
Ishte Adem Grabovci i cili në emër të PDK-së tha se pas konsultave me krerët e grupeve parlamentare, duhet të shtyhet seanca parlamentare për votimin e Gjykatës Speciale me argumentin janë disa pengesa teknike pasi projektligji për Gjykatën Speciale. “Propozojmë që për shkak të këtyre çështjeve teknike të shtyhet seanca”, tha Grabovci.
“Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ishte pika e vetme e axhendës së seancës së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, e cila ishte thirrur për në orën 10:00, por nisi me vonesë, ndërkohë që para fillimit pati mbledhje të grupeve parlamentare.
Ndërsa, kryetari i grupit parlamentar të subjektit më të madh opozitar, Lëvizjes Vetevendosje, Glauk Konjufca, tha se “LVV lidhur me këtë rast është vetëm për dy alternative të mundshme: Gjykata Speciale ose nuk duhet të vijë fare në Kuvendin e Republikës së Kosovës ose do të duhej të shtyhej deri në pafundësi”.
Ndërsa, organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së zhvilluan protestën kundër miratimit të Gjykatës Speciale, para ndërtesës së Kuvendit dhe të qeverisë së Kosovës

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO