Për më shumë se 4 shekuj, nga banorët e ishujve Faroe që ndodhen 200 milje larg bregut të Skocisë, janë vrarë një numër i madh i balenave duke ngjyrosur në të kuqe oqeanin.
Kohët e fundit, ky fakt ka prekur interesin e një fotografi amerikan, i cili udhëtoi deri në ishujt Faroe për të parë nga afër se çfarë ndodhte në gjuetinë vjetore të balenave.
Fotografi Benjamin Rasmussen vizitoi një prej fshatrave të Ishujve Faroe që ndodhen nën protektoratin e Danimarkës. Ai pa "tmerrin" pasi mbërriti në fshat.
Njerëz që kapnin balenat afër bregut, duke prerë barkun e tyre. Kjo gjueti e balenave zhvillohet çdo verë dhe mishi i balenave të therrura shpërndahet midis të gjithë anëtarëve të bashkësisë.

Foto të tjera
"Ky është një spektakël i përgjakshëm dhe i tmerrshëm", e cilësoi fotografi amerikan në blogun 'Feature Shoot', atë çka ndodh në fshatrat e ishujve Faroe.
Këta banorë gjuajnë balenat Pilot. Për vite me rradhë, aktivistë të të drejtave të kafshëve në të gjithë botën, e kanë quajtur ç'njerëzore, barbare dhe të panevojshme këtë gjë, edhe pse balenat Pilot nuk janë një specie në zhdukje.
Gjuetia e balenave nga banorët e fshatrave të ishujve Faroe daton që prej viteve 1500 dhe ata e konsiderojnë këtë gjueti si një pjesë të trashëgimisë së tyre.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com