'Dibra', KQZ të hënën pritet të nisë
punën për përgatitjen e zgjedhjeve

'Dibra', KQZ të hënën pritet të nisë<br />punën për përgatitjen e zgjedhjeve
Pas dekretimit të zgjedhjeve të pjesshme në Dibër me datën 11 shtator nga Presidenti i Republikës, Komisionin Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të kodit zgjedhor duket se është vënë në lëvizje për administrimin e këtij procesi.

Kështu pritet që të hënën në orën 12:00  KQZ të mblidhet me një rend ditë të fokusuar te procesi elektoral në bashkinë e Dibrës. Sipas informacioneve bëhet me dije se në rendin e ditës së punës së KQZ të jenë parashikuar disa projekt vendime që kanë të bëjnë me administrimin, sic është miratimin i afateve proceduriale për zgjedhjet e pjesshme, modeli i fletës së votimit, caktimi e partive politike që do paraqesin propozime për anëtar KZAZ. Po ashtu në këtë mbledhje të KQZ parashikohet të diskutohet projektvendimet për caktimin e procedurës së shortit për anëtarin e 7 të KZAZ si dhe shpallja e shortit për këtë cështje.

Ndërkaq PS i është drejtuar Gjykatës Administrative me një kërkesë ankimore duke e konsideruar të pavlefshëm dekretin e Presidentit. Po ashtu në kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë PS ka kërkuar pezullimin e dekretit dhe të efekteve të tij.

Por ekspertë konstitucionalistë sqarojnë për REPORT TV se kjo kërkesë ankimore nuk e pengon KQZ të vijojë punën për administrimin e zgjedhjeve të pjesshme, ndërsa brenda 5 ditëve duhet që Gjykata Administrative të shqyrtojë së pari kërkesën për pezullim më pas shqyrtohet pjesa tjetër e padisë. Ekspertët thonë se KQZ ndërpret këtë proces vetëm nëse gjykata merr masë për pezullim.

Zgjedhjet në bashkinë e Dibrës do të mbahen pas rrëzimit nga gjykata Kushtetuese të ankimit të ish kryebashkiakut Shukri Xhelili i cili kundërshtoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Xhelili u shkarkua nga detyra pas publikimit në media të një video ku i kërkonte favore seksuale një vajze të re në këmbim të vendit të punës. Ndërkaq gjykata e krimeve të rënda ka dhënë masën e arrestit me burg për Xhelilin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet më datë 08.08.2016, rendi i ditës


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?