Avioni i pilotit italian Girogo Riformato i përfshirë në trafikun e drogës nga ajëri Shqipëri-Itali dhe i sekuestruar nga policia pasi theu rrotën gjatë një ulje në plazhin e Divjakës nuk ka patur asnjë difekt në fluturim. Këtë e konfirmoi para gjykatës kontrollori i kullës së trafikut ajror në Rinas, Erion Pipero i cili më 8 maj ka komunikuar dy herë me pilotin italian dhe këtë të mërkurë u pyet në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit.
Erion Pipero me profesion kontrollor trafiku ajror në Rinas ka zbardhur komunikimet me Riformaton, ku sipas tij piloti italian nuk i ka raportuar asnjë defekt në dy komunikimet me kullën. Në dëshminë e tij të dhënë pa praninë e kamerave Pipero shpjegoi se pas orës 13:45 minuta kur ai ka marrë turnin më 8 maj 2014 ka pikasur devijimin e kursit nga aviononi Piper i drejtuar nga riformato, i cili nga drejtimi Rinas-Brindizi po kthehej sërish pas.
I kërkova shpjegim pse po ndryshon kurs, dhe piloti mu përgjigj: "Po testoj avionin”, sqaroi Pipero para togave të zeza.
“Pak minuta më vonë avioni po humbiste lartësinë dhe e pyeta sërish se c’farë po ndodh, por Riformato mu përgjigj mos u shqetëso po bëj uljen për të parë bregdetin”,shtoi kontrollori në dëshminë e tij.
Sipas Piperos këto kanë qenë dy komunikimet e tij me kullën dhe rreth orës 13 e 59 minuta avioni ka humbur nga radari dhe njëherazi është shkëputur dhe komunikimin me pilotin i cili si është përgjigjur thirrjeve të kullës.
Por kur u pikas ulja e avionit në Divjakë dhe si u zbulua përfshirja e tij në rrejtin e drogës?
“Pasi njoftova supervizorin e turnit dhe kordinatorin e ushtrisë, në ora 14:30 minuta jemi njoftuar si nga ushtria jonë si nga pala italiane se avioni është ulur në Divjakë dhe nuk ka të lënduar. Por se si është ulur apo c’farë ka ndodhur, nuk futet në kompetencat e mia”, mbylli dëshminë e tij Erion Pipero i cili më 8 maj ka koordinuar gjatë fluturimit intinerarin e Giorgio Riformatos.
Heimet për avionin e Drogës janë ndarë në dy pjesë ku shqiptarët e arrestuar Sajmir Bajrami , Marenglen Ymeraj , Kristjan Demce, Kleviol Ahmeti , Aurel Pupe , Orgest Bilbili kanë pranuar gjykimin e shkurtuar dhe janë në pritje të pretencës.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO