Gjykata e Lartë ka vendosur për skenarin e vrasjes së Doshit, të thirren dëshmitarë Berisha, Tahiri, Rama dhe Meta.

Mësohet se është se është refuzuar kërkesa e Prokurorisë për thirrjen si dëshmitarë të kryeprokurorit Llalla. Gjithashtu do thirren dëshmitarë edhe Monika Kryemadhi, Edi Paloka dhe Spartak Braho.

Ata janë pjesë e listës me 53 dëshmitarë në total të kërkuar nga organi i akuzës në procesin gjyqësor në ngarkim të deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit, të cilët po gjykohen për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Bëhet e ditur se seanca e rradhës për "çështjen" Doshi do të mbahet në datën 21 qershor, e ndërsa dëshmitarët do të japin dëshmitë e tyre pas zgjedhjeve. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)