Me thirrje "Duam drejtësi për shokun tonë", qytetarë të shumtë i janë bashkuar protestës-homazh të paralajmëruar nga Shoqëria Civile këtë të hënë në qytetin e Shkodrës, në përkujtim të 23-vjeçarit Florenc Beqiri, i cili humbi jetën në spitalin 'Nord' të Marsejës.
Qytetarët akuzuan institucionet për apati, ndërsa kërkuan dorëheqjen e ambasadorit shqiptar në Francë, Dritan Tola. Protestuesit dogjën edhe flamurin francez gjatë këtij tubimi në qendër të Shkodrës, duke shënuar kështu incidentin e dytë pas atij të të disa të rinjve nga Librazhdi të cilët gjithashtu i vunë flakën flamurit tre ngjyrësh.

(Protestuesit djegin flamurin francez)
[gallery]25196[/gallery]
Tubimi në kryeqendrën e veriut vjen pas protestës së një dite më parë në Tiranë përpara Kryeministrisë dhe bllokut të ambasadave. Qytetarët kërkojnë drejtësi për shkaqet që çuan në vdekjen tragjike të të riut shqiptar i cili ndodhej në Francë për azil, por ishte shoqëruar në ambientet e ndalimit të emigrantëve të paligjshëm ku dyshohet se është dhunuar barbarisht dhe për rrjedhojë ra në gjendje kome. Ai humbi jetën dy ditë më parë pasi mjekët francezë i hoqën aparaturat të cilat e mbanin në jetë.

(Protesta në Shkodër për Florencin)
/Shqiptarja.com

VIDEO