Martino, i cili përherë të parë pranon se arbitri gaboi që nuk e akordi faullin ndaj portugezit. “Ndoshta arbitri gaboi, por fokusi duhet të shkojë te ndeshja. Barcelona ishte superiore në pjesën e parë, ndërsa në 25 minutat e para të pjesës së dytë ishte
Reali më mirë dhe përsa i përket fundit mendoj se ishte i drejtë. Përsa i përket kampionatit, titulli sigurohet duke fituar ndeshje pas ndeshje, prandaj duhet të vazhdojmë të përmirësohemi . Ndërsa gjendja e Mesit nuk më shqetëson aspak, pasi ai edhe kur nuk arrin që të shënojnë është shumë i domosdoshëm për rrjedhshmërinë ekipit” deklaroi trajneri katalanas. Ndërsa në prag të ndeshjes me Celta Vigon, ekip që drejtohet nga Luis Enrike,
‘Tata’ thotë se do të përgatitet në maksimalisht, pasi përballë do të ketë një ekip që drejtohet nga një trajner që e njeh shumë mirë ekipin e Barcelonës dhe ndoshta një ditë do të drejtojë katalanasit” përfundon ai. Ndërsa në Madrid vazhdojnë që të qajnë akoma mohimin e asaj penalltie, e cila mund të kishte ndryshuar edhe rrjedhën e ndeshjes dhe ndoshta nuk do të kishte përfunduar me rezultatin 2-1.
d.b/shqiptarja.com