'Euro 2016' Anceloti: Conte 
trajneri më i mirë i Europianit

'Euro 2016' Anceloti: Conte <br />trajneri më i mirë i Europianit
Deri më sot, për arsye të ndryshme, nuk ka arritur të jetë pjesë e sfidës klasike Itali-Gjermani. Ose ka qenë shumë herët, ose shumë vonë për Carlo Ancelotti-n. Në ’70 ishte 11 vjeç dhe pas ndeshjes historike të luajtur në stadiumin “Azteca” ka dalë në rrugë për të festuar me flamurin e Italisë; në ’82 nuk është grumbulluar me kombëtaren (kishte bërë debutimin një vit më parë) për shkak të një dëmtimi në gju; në 2006-ën ka qenë në kulmin e karrierës si trajner klubi, pasi ka punuar si ndihmës i Sacchi-t te kombëtarja deri në ’95; në 2012-ën ishte ai që është sot, tifoz i “axurrëve”, me dëshirën për ta drejtuar përfaqësuesen në të ardhmen, edhe pse kjo ditë vazhdon të shtyhet.

Por tani përballja e 2016-ës mes Gjermanisë dhe Italisë është edhe ndeshja e tij. Ancelotti do të drejtojë Bayern Munich, që i ofron kombëtares së Low pjesën më të madhe të lojtarëve. Nga korriku, do t’i flasë (në gjermanisht) Neuer, Kimich, Boateng, Hummels, Muller dhe Gotze (po qëndroi). Pesë titullarë të sigurt të Gjermanisë dhe njëri (Gotze) që ka humbur vendin në ndeshjen e fundit, për t’i shpjeguar atyre se objektivi është Champions-i. Një italian i huazuar te gjermanët, maksimumi për krenarinë italiane.
 
Do të mbështesni Italinë, apo jo?
“Po, natyrisht. Jam italian, e kam veshur atë fanellë, e di se çfarë do të thotë të luash një Europain dhe një Botëror për Italinë. Më pas më pëlqen shpirti i ‘axurrëve’, edhe pse kundër Gjermanisë do të jetë shumë e vështirë”.
 
Gjermanët janë favorit?
“Në prag të Europianit të gjithë do të zgjidhnin Gjermaninë, tani nuk është më kështu. Edhe para se të fitonim kundër Spanjës, kemi treguar se çfarë ishim në gjendje të bënim. Për mua është 50 me 50”.
 
Italia ka fituar gjithmonë në sfidat e mëdha evropiane dhe botërore… “Gjermania e respekton Italinë ashtu si Italia respekton Gjermaninë. E kaluara, në momente të caktuara, ka pak rëndësi. Ka më shumë rëndësi e tashmja dhe është një e tashme e bukur, si për ne ashtu edhe për gjermanët”.
 
Italia ka mentalitetin e trajnerit të saj…
“Conte është një trajner shumë i madh. Më i miri në këtë Europian. Ka ditur t’i japë skuadrës jo vetëm një lojë, por edhe një identitet të qartë. Futbolli i Italisë nuk është vetëm mbrojtje, por kur mbrohet e bën më mirë se çdo skuadër tjetër”.


Redaksia online
a.n shqiptaja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen