Beckenbauer në një intervistë të gjatë ka folur për rivalitetin mes Bayernit dhe Dortmundit këtë edicion në kampionatin gjerman të futbollit.

Legjenda gjermane ka deklaruar se Dortmundi i ka të gjitha cilësitë për të fituar kampionatin. “Rivaliteti mes Bayernit dhe Borusias do të zgjasë deri në fund të sezonit. 

Nëse sheh cilësitë e Dortmundit kupton që është një ekip i aftë për ta fituar titullin” tha ai.

Më pas ka folur edhe për punën e Guardiolës në Gjermani te Bayerni duke e vlerësuar me superlativa.

“Guardiola është një njeri i pushtuar nga djalli, në kuptimin e mirë të fjalës. Ai mund të bëhet si i çmendur për gjërat më pak të rëndësishme”.


d.b/shqiptarja.com