'Haradinaj 18 ditë në burg', AAK
Thërret seancë të jashtëzakonshme

'Haradinaj 18 ditë në burg', AAK<br />Thërret seancë të jashtëzakonshme
PRISHTINE- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar thirrjen në një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit pas arrestimit të Ramush Haradinajt.
 
Grupi i AAK, thekson se kthimi në atdhe i Ramush Haradinajt, të konsiderohet detyrë shtetërore, si dhe të pezullohen bisedimet me Serbinë.
 
Vendimi për seancën e jashtëzakonshme vjen pas protestës paqësore që u zhvillua sot nga partia e Haradinajt nga 'New Born' deri te Ambasada franceze në Prishtinë ku kërkoi lirimin e kreut të AAK nga Franca.
 
Ndërkohë që sipas mediave serbe, Ramush Haradinaj mund të qëndrojë 18 ditë në burg, deri në dërgimin nga Serbia të urdhrit të ekstradimit.
 
Vendimi i grupit të AAK për seancën e jashtëzakonshme
Mijëra qytetarë sot kanë marrë pjesë në Marshin Protestues, me moton “Ramush Haradinaj është Kosova”.
 
Qytetarët, janë mbledhur përballë Pallatit të Rinisë në Prishtinë, dhe kanë marshuar qetë e dinjitetshëm deri të Ambasada e Francës në Prishtinë dhe anasjelltas.
 
Organizatorët e këtij Marshi atje kanë dorëzuar një letër me disa kërkesa për autoritetet e gjyqësisë franceze, duke kërkuar që Haradinaj të lihet i lirë në rrugëtimin e tij!
 
Po sot Grupi Parlamentar i AAK-së, ka filluar nismën e thirrjes së një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për cfarë tashmë i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme, kjo pas situatës së krijuar më zotin Haradinaj, e me kërkesë që kthimi në atdhe i Ramush Haradinajt, të konsiderohet detyrë shtetërore, si dhe të pezullohen bisedimet me Serbinë.

 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm