'Haradinaj', Basha: Të detyrohet Serbia
të anulojë urdhër arrestet për luftëtarët

'Haradinaj', Basha: Të detyrohet Serbia<br />të anulojë urdhër arrestet për luftëtarët
Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se e vetmja mënyrë që të mos përsëriten më rastet e ngjashme të  “Haradinajt” është të detyrohet Serbia të anulojë urdhër arrestet për luftëtarët e Kosovës.
 
Për kryedemokratin Basha kjo gjë është një ndër detyrat kryesore të Partisë Demokratike kur të vij në pushtet.
 
“Ka vetëm një garanci që kjo padrejtësi ndaj Kosovës të mos përsëritet më: të detyrohet Serbia të anulojë urdhër arrestet për luftëtarët e Kosovës. Kjo është detyra kryesore e qeverisë tonë: trysnia ndaj Serbisë dhe kërkesa ndaj vendeve të tjera për të ushtruar trysni mbi Serbinë”, shprehet Basha.
 
Gjatë deklaratës së tij, Basha u shpreh urdhër arrestet e Serbisë janë sulm ndaj vetë pavarësisë së Kosovës dhe integritetit të saj politik.
   
“Urdhër arrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por janë njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë së Kosovës dhe integritetit të saj politik”, deklaroi kreu i PD. 

Ndërkohë më herët ka reaguar zyrtarisht dhe Partia Demokratike. Sipas tyre pengimi i Haradinajt për t'u kthyer në Kosovë, nuk është drejtësi e plotë.

"Partia Demokratike është e shqetësuar nga vendimi i sotëm i autoriteteve gjyqësore Franceze që Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë. Vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo të kthehet në atdhe, nuk është drejtësi e plotë.

Partia Demokratike shpreson dhe beson se organet e drejtësisë në Francë do të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund kësaj padrejtësie ndaj Ramush Haradinajt, i cili është çliruar plotësisht nga pretendimet për krime lufte me vendimet e Gjykatës së Hagës"
, thuhet në deklaratën e PD-së.​


Redaksia Online
l.q- b.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës