'Haradinaj' bashkohet politika në
Kosova: Vendim i papranueshëm

'Haradinaj' bashkohet politika në<br />Kosova: Vendim i papranueshëm
Politika në Kosova ka qenë e bashkuar dhe njëzëri e ka cilësuar si të padrejtë shtyrjen e vendimit për Ramush Haradinajn.
 
Presidenti Thaci, kryeministri Mustafa, kryetari i Kuvendit dhe kreu i Vetëvendosjes kërkojnë lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt nga akuzat politike të Serbisë.
 
Gjykata e Apelit në Francë vendosi sot që të shtyjë për në datë 6 Prill vendimin për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt duke i dhënë edhe një muaj kohë Beogradit për prova të reja.
 
Deklaratat e liderëve të Kosovës

Thaçi: Drejtësia ka folur për Ramushin, ai e ka vendin në Kosovë
Shtyrja e vendimit për lirimin e Ramushit është padrejtësi në shumë rrafshe.
 
E para, është padrejtësi të mbahet larg familjes dhe vendit të tij kaq gjatë.
 
E dyta, na dhemb të shohim se drejtësia ndërkombëtare vazhdon të ndikohet nga politika serbe. Organet e drejtësisë në Serbi janë ende në shërbim të politikës. Serbia kështu po manipulon me drejtësinë ndërkombëtare.
 
Drejtësia ndërkombëtare ka folur dy herë për Ramushin. Ai e ka vendin në Kosovë dhe tek familja e tij.

 
Mustafa: Kërkojmë nga Franca të kthejnë Ramushin!
Shtyrja e sërishme e vendimit për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia, e cila në emër të informatave shtesë, po zvarrit një proces të ndërtuar mbi akuza të fabrikuara, përmes rrugëve të paligjshme dhe me synime degraduese për tërë popullin e Kosovës.
 
Përmes këtyre lojërave të ulëta, për përfitime të brendshme politike, Serbia, duke keqpërdorur drejtësinë, po përpiqet të dëmtoj po ashtu imazhin dhe personalitetin e ish–kryeministrit Ramush Haradinaj, të qytetarëve të Kosovës dhe shtetin e Kosovës.
 
Besojmë se drejtësia franceze nuk do të tolerojë një gjendje të tillë. I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i jap fund njëherë e përgjithmonë këtyre akteve të patolerueshme të Serbisë, ndërkaq, kërkojmë nga institucionet franceze të mundësojnë kthimin e z. Haradinaj në Republikën e Kosovës.
 

Visar Ymeri: Haradinaj po mbahet si peng i Serbisë
 Është e padrejtë që Ramush Haradinaj vazhdon të mbahet i ndaluar në Francë. Haradinaj sot është peng i aktakuzave të montuara politike të Serbisë. Pra po mbahet si peng i Serbisë.
 
Republika i Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Jurisdiksioni i saj në Kosovë nuk ekziston. Atëherë si i bëhet që prokuroria e Serbisë paska efekt juridik mbi qytetarët e territorin e Kosovës?
 
Këtë nuk bën ta pranojë assesi Republika e Kosovës. Ramush Haradinaj është qytetar i Republikës dhe luftëtar vetmohues për çlirimin e saj po nga Serbia. Aktakuzat e Serbisë nuk bën të pranohen. Nga askush në Kosovë. Nga askush që e ka njohur Kosovën si Republikë.

 
Kadri Veseli: Shtyrja, e papranueshme
Duhet t'u jepet fund njëherë e mirë fletarresteve të Serbisë ndaj ish-luftëtarëve tanë dhe të ndalën këto përpjekje të ulta për ta njollosur luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi. Lajmi i shtyrjes së vendimit për ish-komandantin Ramush Haradinaj është një lajm i papranushëm për gjithë shqiptarët, të cilët janë të bindur në pastërtinë dhe fisnikërinë e luftës sonë çlirimtare.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë