LAÇ- Një i sëmurë mendor vret dy vëllezër brenda në një lokal dhe pasi del jashtë qëllon në mënyrë të pakontrolluar duke plagosur dy kalimtarë të rastit.
Krimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të pranë stacionit të autobusëve terrorizoi banorët e qytetit të vogël Viktima të 27 vjeçarit Altin Piroli, i cili sipas policisë së qarkut të Lezhës ka problem mendore, janë 2 vëllezërit Andrea Cara dhe Endri Cara perkatesisht 27 dhe 30 vjeç, dhe 2 të plagosurit Nikoll Ndoji dhe Tonin Gjini 24 dhe 22 vjeç
Dy vëllezërit ishin pronarë të lokalit ku ndodhi vrasja dhe viktimat ishin shok me 27 vjeçarin. Të tre ishin nga fshati Zhej i rrethit të Kurbinit. Ndërkohë të plagosurit, Nikoll Ndoji dhe Tonin Gjini 24 dhe 22 vjeç janë sjellë në Tiranë në spitalin e traumës për mjekim më të specializuar. Mjekët thonë se njëri nga të plagosurit ka plagë në zonën e legenit ndërsa tjetri në krah.

(Në foto: Viktimat, Endri Cara (majtas) dhe Andrea Cara (djathtas) Foto të tjera
I PLAGOSURI RRËFEN NGJARJEN PËR “A1 REPORT”
Anton Gjini, i plagosuri nga 47-vjeçari në Laç, pretendon se i sëmuri mendor ka qëlluar të paktën 7 herë në drejtim të tyre. Gjini, i cili po merr mjekim në spitalin Ushtarak në Tiranë, rrëfen momentet tragjike për kamerën e “A1 Report”, ku përshkruan skenën makabër që për pak i mori jetën. I plagosuri pranon se kishte njohje të mëparshme me autorin, ndërsa konfirmon faktin se kishte kartelë klinike si i sëmurë mendor.
“Atje tek lokali, nuk di gjë, unë isha në lokal vetëm. Dëgjova krismat dhe pashë rrëmujë. Nga lokali në lokal ishin 50 metra vijë ajrore. E shoh autorin e ngjarjes duke ardhur me pistoletë në dorë duke mbushur pistoletën vetëm vjen një kushëri i veti dhe me thotë çfarë po ndodh. I tregoj me gisht që ky më duket se i qëlloi dhe më gjuajti direkt mua, unë bëra ca lëvizje, por plumbat më zunë krahun. Gjuajti ndaj 7- 8 herë. Pas kësaj ika i hipa makinës dhe shkova në spital. Ai ka qenë me kartelë. Unë kam hyrje e dalje familjare me ata çunat që kanë vdekur”, tha i plagosuri Anton Gjini.
/Shqiptarja.com