Mario Meshini dhe Efthymio Efthymious nuk do qëndrojnë në të njëjtin paraburgim, pas dhënies së masës së sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Policia i druhet një përplasje mes tyre në ambientet e burgut dhe për këtë shkak i ka kërkuar Gjykatës transferimin e tyre në dy burgje të ndryshme. 

Keshtu, Efthymious do të qëndrojë në Paraburgimin 313, ndërsa Mario Meshini te Paraburgimi 302. Meshini ndodhet ne burg i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje. Ishte pikërisht dëshmia e Meshinit e cila çoi në zbardhjen e dinamikës së krimit të rëndë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e 29 janarit. Meshini u arrestua disa orë pas ngjarjes, pasi kontakti i fundit i viktimës në telefon ishte pikërisht me të. I riu i kërkonte Kasmit përmes një SMS-je që të takoheshin poshtë pallatit.

Pikërisht në atë moment, pasi Kasmi del nga apartamenti, qëllohet për vdekje nga një person me motor, i cili sipas dëshmisë së Kasmit ngjason me Efthymio Efthymious. Vrasja e Devi Kasmit dyshohet se është porositur nga një shqiptar nga burgjet greke ku mësohet se është i dënuar për trafik kokaine.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com