Gjigandi botëror i prodhimit dhe tregëtimit të karburanteve “Exxon Mobil”, vjen për herë të parë në Shqipëri pas një kontrate eksluziviteti me kompaninë Kastrati.
Tashmë konsumatorët shqiptarë do të kenë mundësinë të furnizohen me karburante të prodhuara nga kompania më e madhe në fushën e karburanteve , Exxon Mobil, e cila ka një xhiro mesatare mbi 600 miliardë USD.
Prej pesë vjetësh Exxon Mobil ka studiuar tregun shqiptar dhe ka zgjedhr kompanië Kastrati për partner për besueshmërinë dhe sigurinë pas një viti auditim. Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, kompania Kastrati do të shperndajë në 78 pikat e saj karburant të markës Exxon Mobil, duke filluar nga mesi i muajit gusht.
Kompania Kastrati do të jetë partner ekskluziv jo vetëm për Shqipërinë , por dhe për rajonin.
Standartet për cilësinë e karburanteve të përdorura nga Exxon i japin mundësi konsumatorëve që me të njetët sasi nafte apo benzene të përshkruajnë më shumë kilometra. Përdorimi i karburantit Exxon do të jetë edhe garanci për rritjen e fluksit të vizitorëvë në Shqipëri, duke iu garantuar atyre furnizimin e automjeteve me karburant të standarteve më të larta.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO