TIRANE- Nuk ka munguar as përplasja e festimeve mes mazhorancës dhe opozitës. Madje si për çudi veç tyre dhe një tjetër grup ka festuar, por jo me muzikë klasike, por si me tallava ashtu dhe me metal apo rok. Së pari ka qenë opozita që ka prishur simfonitë e harqeve të festës së Pallatit të Brigadave duke lëzhuar fishekzjarre. Ndërsa më pas kanë qenë motoristat që kanë ngritur volumin e muzikës së fortë.

Të pranishmit në ceremoninë e organizuar nga kryeministria nuk kanë nguruar të hamendësojnë se gjithçka po i ngjet filmit “Koncert në vitin 1936”, duke menduar se muzika vinte nga opozita. Por se në fakt gjithçka që prishte qetësinë e harqeve ishte nga grupi i metalarëve që ishte vendosur në ambientet pranë digës së Liqenit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)