'Kosova'  tërhiqet Presidenti serb:
Nuk do të ketë luftë në Ballkan

'Kosova'  tërhiqet Presidenti serb:<br />Nuk do të ketë luftë në Ballkan
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç bën një prapaktheu të fortë fuke u tërhequr nga deklaratat e pak ditëve më parë për luftë në Ballkan.
 
Nikoliç kërcënoi me dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë, por në Lisbonë ku ndodhet për vizitë, sikur raporton 'Danas' ai deklaron se nuk do të ketë luftë të re në Ballkan.
 
Është e pamundur që është të nisin një luftë të re në Ballkan, pasi është e pamundur të gjenden politikanë që duan luftë.
 
Serbia po zhvillon bisedime me shqiptarët me qëllim që jeta në Kosovë të jetë e sigurt për të gjithë qytetarët
”deklaroi ai.
 
Megjithatë ai nuk heq dorë nga provokimet, teksa duke iu rikthyer cështjes së trenit ilegal serb, tha se prania e forcave të Kosovës në kufi me Serbinë ishte sinjal se shqiptarët janë gati për luftë.
 
Kujtojmë që pak ditë më parë Nikoliç tha se ishte i gatshëm që të shkonte në luftë në Kosovë së bashku me dy djemtë e tij nëse do të ishte e nevojshme për të mbrojtur jetën e serbëve.
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)