'Krishtlindje të rriturish' çdo fundjavë
për fëmijët te Eksperimentali

'Krishtlindje të rriturish' çdo fundjavë<br />për fëmijët te Eksperimentali<br>
Teatri Kombëtar Eksperimental “Kjtim Spahivogli” do të ngjis në skenë një komedi për fëmijë që trajton historinë e mistershme të një Krishtlindjeje.

Fëmijët në këto ditë festash do të ndjekin ngjarjet gazmore, ku Odis dhe Badi, dy elfë që janë dërguar nga Babagjyshi për të studiuar sjelljen e dy fëmijëve për të vendosur më pas nëse e meritojnë vërtetë dhuratën e Krishtlindjes.

Ata janë futur brenda shtëpisë dhe përballen me situata të sikletshme dhe komike.

Por Kloe dhe Joli, dy fëmijët e familjes nuk e kanë vendosur ende çfarë dëshire do t’i kërkojnë Babagjyshit.

Dhurata duhet të jetë e veçantë, prandaj ata vendosin që si dhuratë për festa të kërkojnë: të rriten. Mëngjesin tjetër, familja zgjohet në kushte të çuditshme.

Kloe dhe Joli do të bëhen kujdestarët e prindërve të tyre adoleshent dhe të gjyshit që është shndërruar në një foshnje. Situta bëhet alarmanet dhe Elfët përpiqen që ti ndihmojnë fëmijët të cilët rrezikojnë të mbeten te rritur përgjithmonë nëse bie këmbana e Krishtlindjes.

Si do ta gjejë mëngjesi i festës këtë familje? Kjo intrigë që e mban ndezur kureshtjen e fëmijëve  e bënë edhe më tërheqëse shfaqjen "Krishtlindje të rriturish".

 

Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false