Gazetari i BBC, Matthew Price mundi të intervistojë një familje siriane që udhëtoi për 4 vite për të arritur më në fund në një kamp për emigrantë në Hungari. "Ku të shkojmë?"- pyeste mes lotësh Hamza, mësuese anglishteje dhe nënë e 3 fëmijëve. Ajo u largua nga Homs me bashkëshortin e saj inxhinier, 2 vajzat 14 dhe 18-vjeçare dhe djalin-8 vjeçar. "Të gjitha qeveritë e kanë shkaktuar luftën në Siri. Ata fusin duart në gjithçka, edhe në luftë, dhe tani na ndalojnë të shkojmë në vendet e tyre."
"Në shtëpi situata është shumë e keqe, pa elektricitet, pa ujë, kushte të papërshtatshme për të jetuar. Nuk mund të dalim, apo të shkojmë në shkollë. Shkuam në Damaskos në fillim, përpara se të shkonim në Lebanon. Ndenjëm atje për 1 vit e gjysmë. Edhe atje nuk mund të jetonim. Nuk mund të blinim ushqim, apo rroba. Prandaj vajtëm në Lebanon. U përpoqëm të shkojmë në shkollë, por edhe atje gradualisht situata u përkeqësua për sirianët. Pastaj shkuam në Turqi. U përpoqëm të përshtatemi, por gjuha ishte shumë e vështirë, nuk kishim punë dhe qeraja e shtëpive ishte shumë e shtrenjtë. Dhe turqit i urrejnë sirianët..."
Në sa shtëpi keni jetuar qëkur u larguat nga shtëpia juaj?
Pafund, nuk mbahen mend. Shkonim nga një vend në tjetrin, në mënyrë që të kishim një të ardhme të mirë për fëmijët tanë.
Kur u larguat nga shtëpia, nuk e kishit planifikuar të hynit në Europë?!
Jo, ne donim vetëm të shkonim në Lebanon për t’ju larguar luftës në Siri.
Si u larguat nga Turqia?
Shkuam nga Izmiri në Greqi me komardare gome. U detyruam të hidhnim çdo gjë në det, rrobat, paratë, humbëm çdo gjë, pasi rrezikonim të mbyteshim. Ishte një eksperiencë e tmerrshme. Falënderoj Zotin që mbërritëm mirë në Greqi.
Kur erdhët në Greqi?
10, 11 Gusht. Shkuam me anije në Athinë.
Pse vendosët pas 4 vitesh udhëtim, të largoheni nga Greqia?
Sepse duam të shkojmë në Gjermani. Kam të afërmit e mi atje.
Si shkuat në Hungari?
Shkuam fillimisht në Maqedoni, pastaj në Serbi. Ecnim përgjatë kufijve dhe policët na kanë dhunuar dhe na kanë hedhur gaz lotsjellës. Kemi kaluar mes pyjeve, mes lumenjve, kemi kaluar gardhe.
Kishit frikë mos humbisnit njëri tjetrin?
Qëndronim të bashkuar gjatë gjithë kohës. Mbanim duart e bashkuara. Doja vetëm që familja ime të ishte e sigurt. Le të më ndalonin mua, vetëm fëmijët e mi të jenë të sigurt.
Do ndaheshe nga vajzat e tua, vetëm që ato të mund të shkonin në Gjermani?
(Qan) Nuk kam zgjidhje tjetër, dua vetëm që të jenë të sigurta. Nuk na linin të hipnim në tren në Hungari. Nuk e dimë pse nuk na lenë të shkojmë. Policët na thanë që është çështje politike, që Gjermania ka mbyllur kufijtë...
Si ndihesh që për ata është thjesht një çështje politike, ndërsa për ty bëhet fjalë për jetën dhe të ardhmen tënde?
Ta tregoj unë… Të gjitha qeveritë e bëjnë luftën në Siri. Nuk e di pse. Ata kanë gisht në gjithçka, edhe në luftë. Dhe tani na ndalojnë të shkojmë në vendet e tyre. Po ku të shkojmë? Ku të shkojmë?! Nuk mund të rrimë në luftë, presidenti atje do të na vrasë, do të më bëjë keq mua dhe vajzave të mia. Nuk mund t’i çoj në shkollë. Edhe vendet arabe na e ndaluan që të shkojmë tek ata.
Mendon se do t’ia dalësh të shkosh në Gjermani?
Po, do t’ia dal. Do përpiqem dhe do të përpiqem dhe do të përpiqem…
Çfarë mendon të bësh kur të shkosh atje?
Ohh… Shpresoj të kem një shtëpi të vogël me burrin dhe vajzat e mia, të punojmë, të ndihmojmë të tjerët, një e ardhme tjetër. Shpresoj të marr me vete të afërmit e mi në Siri (qan), vëllain, mamanë, babain, shpresoj të jenë mirë. Do përpiqem t’i marr për veten time. Eshtë e tmerrshme. Kemi 25 ditë që ndjekim këtë rrugë. Shpresoj t’ja dalim…

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com