VLORË - Mëngjesin e sotëm janë ndezur automjetet për të filluar punën për zbatimin e projektit të “Lungomares”.
Dhjetëra qytetarë kanë ndjekur këtë proces mes kureshtjes. Faza e e konkretizimit të këtij projekti që financohet nga Qeveria shqiptare kap vlerën prej 1.8 mld lekë, dhe parashikon mbushjen me rërë të Plazhit të Vlorës.
Për të nisur punimet në terren kanë qenë dretori i teknikës Mauri Gnech, koordinatori i punimeve Franchesko Rucci si dhe Dritan Cela zbatuesi i projektit. Sipas Celës faza e parë është mbushja me rërë për të sjellë të krijojë një ndër plazhet më të mira në Shqipëri.
Ndërsa sipas drejtorit të teknikës Mauri Gnech ky projekt është mjaft i rëndësishëm.
“Për ne ky projekt është i rëndësishëm pasi mund të sjellim eksperiencen tone pas një pune prej disa vjecare në Itali sidomos në Venecia. Në Shqipëri ky është projekti i parë dhe shpresojmë që të jetë një fillimi për bashkëpunime në të ardhmen me këtë vend. “- tha Mauri Gnech.
Ndërsa supervizori Franchesko Rucci koordinator i punimeve siguron se shëtitorja e Vlorës do të jetë e denjë ashtu sikurse ka edhe emrin.
/Shqiptarja.com

VIDEO