Ahmeti në mes tjerash në emision tha ”Shqiptarët nuk do të pranojnë emra që nuk përkojnë me historinë dhe me pozitën e vendit. Shqiptarët nuk do të jenë indiferent në çështjen e emrit. Ky është vendi ynë, shteti ynë”.
”Pushteti i kaluar nuk ka pasur guxim t’i qaset seriozisht çështjes së emrit. Ky pushtet tani ka guxim dhe e ka parasysh vullnetin e qytetarëve dhe ndërkombëtarëve për këtë problematikë”, tha Ahmeti mes tjerash.
Ahmeti tha se vrasja e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç është vetëm një rast i izoluar dhe asesi nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet mes shteteve të Ballkanit. ”Shumë çështje e rajonit kanë hyrë në binarë”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com










