Në këtë film aktorët i kanë ndërtuar dialogët vetë, kanë nxjerrë personazhin që kanë krijuar vet, duke e vendosur në një mjedis realist të jetës së të rinjve në Kosovë. Producenti i këtij filmi është Eno Milkani, ndërsa skenari u ndërtua nga aktorët Alban Ukaj, Genc Saliu dhe Adriana Matoshi.
Genc Saliu njihet si këngëtar e kompozitor, por në këtë film ai është zbuluar edhe për talentin e tij si aktor, ku u vlerësua si debutimi më i mirë dhe me çmimin special të jurisë. Alban Ukaj, Adriana Matoshi e Genc Salihu kane qenë treshja e të rinjve të përfshirë me rolet e tyre në një histori të komplikuar dashurie.
Në çastin që njëri prej partnerëve vendos të martohet me një vajzë që quhet Anika, Noli që e luan Genc Saliu përjeton vuajtjet e ndarjes e të tradhëtisë në dashuri. Drejtoresha e Fotografisë Sevdije Kastrai ka ndodhur që në këtë film loja e aktorëve të marr dimsnione më të gjera nw sytë e publikut.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









