'Me qetësi e dashuri', Zguri i KQZ
'kopjon' Metën:Politikan i madh!

'Me qetësi e dashuri', Zguri i KQZ<br />'kopjon' Metën:Politikan i madh!<br>
Prej orës 13:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për të vendosur mbi fatin e mandatit të dy deputetëve, atij të LSI Gledion Rehovica dhe atij të PDIU Aqif Rakipi. Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar debatet dhe përplasjet mes palëve, por edhe batutat kanë zënë hapësirë.

Ka qenë kreu i KQZ, Klement Zguri, i cili ka sjellë në vëmendje shprehjen e famshme të Presidentit dhe ish-kreut të LSI, Ilir Meta, ‘me qetësi dhe dashuri’. Teksa tha këtë shprehje, Zguri dha dhe një mendim të shkurtër, por që flet shumë, duke e quajtur Metën politikan të madh.

‘Me qetësi dhe dashuri”, siç ka thënë politikani i madh, Ilir Meta", tha Zguri. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin