'Mercer', Tirana ndër 5 qytetet me
cilësinë më të ulët të jetesës

SHBA- Vjena është qyteti me cilësinë më të lartë të jetesës në Europë, ndërsa Tirana është renditur në 4-ta prej vendeve me cilësinë më të ulët të jetesës. Kjo sipas “Mercer” një kompani sondazhesh.
 
Sipas “Mercer” vendet Europës dominojnë sa i përket standardit të lartë të jetesës, ndërsa kryeqyteti i Irakut, Bagdad është renditur i fundit në listë në rrafsh global.

renditje

Të dytët janë renditur në Zurich dhe Auckland, të ndjekur nga Mynihu. Në vendin e pestë është renditur Vancouver, që kryeson listën e qyteteve të Amerikës së Veriut.
 
Singapori është vendi që është renditur më i mirë në Azi. Dubai është vlerësuar se ka jetën më cilësore në gjithë vendet e Lindje së Mesme dhe Afrikë. Ndërsa në Amerikën Jugore dhe Qendrore, qytetet ku jetohet më mirë është Pointe-à-Pitre dhe Guadeloupe.
 
Vjenë është qyteti me nivel më të lartë jetese në rrafsh global. Në listën e vendeve të Europës, kryeqyteti i Austrisë, është ndjekur nga Zurich, i Zvicrës, Munichm Düsseldorf  dhe Frankfurt, të tre qytete të Gjermanisë.
 
"Qytetet evropiane të gëzojnë një cilësi të lartë të jetesës në krahasim me ato të rajoneve të tjera.  Kujdesi shëndetësor, infrastruktura etj, përgjithësisht janë të një standardi shumë më të lartë. Paqëndrueshmëria politike, nivelet e larta të krimit dhe ndotja gjithmonë e më e lartë e ajrit janë disa faktorë që mund të jenë të dëmshëm për jetën e përditshme të punonjësve të mërguar, familjeve të tyre dhe banorëve lokalë" tha ”, tha Slagin Parakatil, kryestudiuesi në “Mercer”.

"Për të siguruar që paketat e kompensimit reflektojnë në mënyrë adekuate mjedisin lokal, punëdhënësve u nevojitet një panoramë e qartë e standardeve të jetesës në qytetet ku ata operojnë”, vijon ai.
 
Në rang global, kryeqyteti shqiptar renditet në vendin e 179, ndërsa në atë europian në 4 qytetet më standard më të ulët të jetesës, mes Petersburgut të Rusisë dhe dhe qytetit Yerevan të Armenisë.
 
KRITERET E MATJES
 
Kushtet e jetesës janë analizuar në bazë të 39 faktorëve, të grupuara në 10 kategori:
 
Mjedisi politik dhe shoqëror (stabiliteti politik, krimit, zbatimit të ligjit etj)

Ambienti ekonomik (rregulloret e këmbimit të monedhës, shërbimet bankare)
 
Mjedisi socio-kulturor (liria e medias dhe censura, kufizimet në lirinë personale)
 
Konsideratat mjekësore dhe shëndetësore (furnizime mjekësore dhe shërbimeve, sëmundjet infektive, kanalizimi, hedhja e mbeturinave, ndotjes së ajrit etj)
 
Shkolla dhe Edukimi (standardet dhe disponueshmërinë e shkollave ndërkombëtare)
 
Shërbimet publike dhe transportit (energjia, uji, transporti publik , bllokimet e trafikut etj)
 
Zbavitje (restorante, teatro, kinema, sportive dhe të kohës së lirë etj)
 
Mallrave të konsumit (disponueshmëria e artikujve ushqimore / të konsumit të përditshme, makina etj)
 
Strehimi (strehim me qira, pajisje shtëpiake, mobilie, shërbimet e mirëmbajtjes)
 
Mjedisi natyror (klima, numri i fatkeqësive natyrore)

“Mercer” ëshyë një kompani që kryen çdo vit studime për niveline jetesës dhe jo vetëm. 'Mercer' kryen sondazhin e tij Quality of Living (Standardi jetesës) në bazë vjetore, me qëllim që të ndihmojë kompanitë shumëkombëshe dhe punëdhënësit e tjerë t’i kompensojnë në mënyrë të drejtë të punësuarit kur i caktojnë në detyra ndërkombëtare.

Dy stimujt e zakonshëm përfshijnë njëri pagën dhe tjetri shpërblimet. Paga kompenson “diferencën” në cilësinë e jetesës midis vendit të origjinës dhe atij pritës, ndërsa shpërblimi thjesht kompenson për “shqetësimin” e zhvendosjes dhe detyrimit për të punuar në një vend të huaj.
 
“Mercer” është një kompani e vendosur në SHBA me më  shumë se 20 mijë të punësuar që operon në mbi 140 vende të botës.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake