TIRANE- Trafiku me avionë turistik i lëndëve narkotike apo i materialeve të tjera nga Shqipëria ka ardhur me vonesë, pasi në Europë ky fenomen është bërë shqetësues prej kohësh. Në një shkrim investigativ, Corriere dela Sera shkruan se, në Emilia Romagna ka zbarkuar një avion me një sasi të madhe lënde narkotike që është nisur nga Shqipëria. Kërkime masive kanë nisur në këtë zonë, nga karabinierët dhe Guardia Di Finanza, por ku saktë? Në këtë rajon mësohet se janë mbi 60 aeroporte të vogla dhe ulja e avionit me drogë mund të ketë ndodhur kudo, ashtu siç ndodh edhe kudo pa regjistrime të veçanta. Ka ndodhur që fluturime të ndryshme janë bërë edhe në reshje të dendura shiu.
PISTAT NË MILANO
Për fluturimet që dyshohet se janë bërë mes Shqipërisë dhe Italisë është informuar edhe Kuestura e Milanos. Dyshohet se, pikërisht veriu i Italisë është territori më i ekspozuar ndaj fenomenit të fluturimeve dhe trafikut të lëndëve narkotike me avionë, për shkak të numrit shumë të madh të pistave të vogla.
Kështu, 70 pista ndodhen në Veneto, 30 në Friuli, 80 në Lombardi dhe 80 në Piemonte, pa llogaritur dhe disa zona të tjera ku avionë sportivë mund të ulen pa asnjë lloj problemi.
TRAFIKU NGA SHQIPËRIA
Nga Shqipëria transportohet kanabis sativa që është prodhim vendas, si dhe heroinë që blihet në Turqi. Droga mbush valixhe dhe thasë që ngarkohen në avionë “Cessna” dhe “Piper”. Që nga janari e deri në prill të këtij viti, burime nga policia shqiptare bëjnë të ditur se, në Itali janë trafikuar dhe kapur 9.7 tonë kanabis sativa. Ndërkaq edhe me Greqinë në po të njëjtën periudhë janë kapur 13 tonë po kanabis sativa. Organizata kriminale preferojnë që të ardhurat nga këto trafiqe t’i investojnë në biznese të ndryshme. Disa të dhëna të pa konfirmuara bëjnë të ditur se ditët e fundit në veri të Italisë është ulur një avion me një sasi shumë të madhe lënde narkotike. Për këtë qëllim kanë nisur kërkimet, por nuk është gjetur ende asgjë, pasi numri i pistave të uljes është shumë i madh.
Piloti italian: Ja si bëhet trafiku i drogës
DËSHMIA
Nuk duhet shumë, thotë një pilot, i cili nuk ka dashur që të identifikohet. “Kam vetëm nevojë për një hapësirë prej 400 metrash. Kam në bord drogë. Fluturimet turistike bëhen poshtë 1500 këmbëve (450 metra)”, thotë piloti. Sipas tij: “Në fundjavë qiejt janë të mbushur me avionë të ndryshëm. Të huaj që vijnë në vendin tonë, nga Gjermania, Austria, Sllovenia. Jemi shumë. Të maskohesh është e lehtë. Nëse një radar ushtarak të pikas. Po edhe? Pse duhet të më ndjek mua dhe jo ndonjë tjetër. Mbi bazën e çfarë dyshimi”.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com