SHKUP - Maqedonia pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas valës së protestave të shqiptarëve kundër rastit “Monstra”.

Sipas mediave maqedonase së shpejti presidenti George Ivanov do të thërrasë për herë të parë pas pese vjetesh një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si organi më i lartë shtetërorë për siguri dhe mbrojtje.  

Këshilli i Sigurimit mblidhet pikërisht pas valës së protestave të zhvilluara nga shqiptarët e Maqedonisë, kundër dënimit me burg të përjetshëm të 6 shqiptarëve për vrasjen e 5 maqedonasve në vitin 2012. Familjaret e te denuarve pretendojne se gjyqi eshte i trukuar dhe autoritetet nuk kane paraqitur prova per te vertetuar fajesine e te denuarve.

Sipas Kushtetutës këtë organ e udhëheq Presidenti i Republikës. Anëtarë të tij janë Kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministri i Brendshëm, i Jashtëm dhe i Mbrojtjes, dhe 3 anëtarë të cilët i cakton vetë Presidenti. 

Në mesin e 5 funksionarëve të caktuar nga Kushtetuta nuk ka asnjë shqiptarë, duke marrë parasysh se të gjitha këto dikastere udhëhiqen nga VMRO DPMNE. Nuk dihet nëse ndonjë nga 3 anëtarët që i cakton presidenti, e të cilët mbeten ende të panjohur, do të jetë shqiptar. 

BDI nuk do të cojë anëtarë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Ndërsa tani është pothuajse e sigurt se asnjë kuadër i BDI-së nuk do të jetë pjesë e Këshillit për siguri kombëtare, duke pas parasysh qëndrimin e tyre ndaj Ivanovit në zgjedhjet e fundit presidenciale. 

Te kontaktuar nga media , zyrtare  te partise shqiptare në pushtet BDI thonë se do të refuzojnë kategorikisht ndonjë kërkesë eventuale të Geroge Ivanovit për të deleguar anëtarë në Këshillin e Sigurimit, për shkak se vazhdojnë ta kontestojnë legjitimitetin e presidentit. Për këtë shkak presidenti do të duhet të emërojë ndonjë profesor të pavarur politikisht në Këshillin e Sigurimit, ose përfaqësues të PDSH-së të cilët votuan presidentin në raundin e dytë të zgjedhjeve, sa për të pasur edhe anëtarë shqiptarë në Këshillin e Sigurimit.

Deri tani anëtarë shqiptarë të këtij Këshilli kanë qenë Abdilaqim Ademi dhe Veli Kreci, të cilët i kishte emëruar presideni Ivanov në mandatin e kaluar, dhe Talat Xhaferi si ministër i Mbrojtjes. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)