'Porsche' i përgjigjet padisë së 
Walker:Babai yt vdiq nga pakujdesia

'Porsche' i përgjigjet padisë së <br />Walker:Babai yt vdiq nga pakujdesia
Vajza e Paul Walker, Meadow, ngriti një padi ndaj Porsche, duke fajësuar kompaninë për vdekjen e babait të saj.

Menjëherë pas kësaj akuze, përfaqësues të kompanisë gjermane të makinave, lëshuan një deklaratë ku thuhej: Siç edhe e kemi thënë më parë, jemi vërtet të prekur që dikush është lënduar brenda një makine Porsche, por besojmë se raporti i autoriteteve e shpjegon mjaft qartë që përplasja tragjike ndodhi si pasojë e drejtimit të pakujdesshëm të mjetit dhe shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Në letër-padinë e ngritur ndaj Porsche, vajza e aktorit të Fast&Furious nënvizoi mes të tjerash se babai i saj ishte gjallë pas aksidentit, por kishte ‘ngecur’ brenda rripit të sigurimit dhe u përfshi nga flakët bashkë me automjetin.

“Sikur të mos ishin këto defekte në makinën e tipit Porsche Carrera GT, Paul Walker do të ishte ende gjallë sot”,- shkruhet në akuzë.
paul walker
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi