Një mot aspak i zakontë për kohën ka përshirë mbarë vendin në këtë mes dimri. Temperaturat duhet të ishin në minus, por në fakt gjithçka është ndryshe. Ditët e para të këtij viti janë përshirë nga një mot i kthjellët dhe me temperatura pranverore, disa gradë mbi zero.
Ashtu si ditët që lamë pas, edhe dita e sotme parashikohet tepër e kthjellët, ndërsa temperaturat shënojnë sërish rritje të lehtë, bazuar në të dhënat e Institutit të Gjeoshkencës.

/Shqiptarja.com
Ashtu si ditët që lamë pas, edhe dita e sotme parashikohet tepër e kthjellët, ndërsa temperaturat shënojnë sërish rritje të lehtë, bazuar në të dhënat e Institutit të Gjeoshkencës.

RESHJET
Sot (e diel, dt.07) dhe nesër (e hënë dt.08) nuk pritet të ketë reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 7 °C / 16 °C
në vendet malore: 3 °C / 11 °C.
ERA
Sot (e diel, dt.07) dhe nesër (e hënë dt.08) era do të fryjë e lehtë.
d.c./shqiptarja.com











